A do të rikthehet Berisha në krye të PD-së? Flet ish-kryeministri: Jam...

A do të rikthehet Berisha në krye të PD-së? Flet ish-kryeministri: Jam më i fortë se në 2013, të tjerat i di ai lart

302
0

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka lënë të hapur mbrëmjen e sotme mundësinë e rikthimit në krye të PD-së, tashmë që janë krisur marrëdhëniet me Bashën.

I pyetur në studion e Syri.net për një rikthim të mundshëm në krye të Partisë Demokratike ish-kryeministri Sali Berisha la të kuptohet se një gjë e tillë mund të ndodhë duke përmendur faktin se në 2013 kur e dorëzoi drejtimin e partisë nuk kishte një forcë fizike më shumë se sa sot. Ai e mbylli intervistën me frazën “Të tjerat i di ai lart” dukë dhënë indirekt një përgjigjië pozitive sa i përket rikthimit të tij në krye të PD-së.

“Unë në 2013 kur e dorëzova nuk them se kisha forcë më të madhe fizike se tani, pastaj te tjerat i di ai lart”, tha Berisha.