A do ta rikandidojë PS Dritan Lelin në Vlorë..?

A do ta rikandidojë PS Dritan Lelin në Vlorë..?

468
0

Prej muajsh Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Pritshmëritë ishin që lista garuese e kandidatëve për kryetar bashkie të publikohej gjatë Kongresit të së shtunës. Por gjatë kongresit nuk u bë publike se kush janë kandidatët përfundimtar për 61 bashkitë në vend.  Burime nga selia rozë bënë të ditur për “vizion.com.al”, se kjo ka ndodhur për arsye të vijimit me sondazhet për disa qytete ku kjo forcë politike ka ende dilema për kandidatët. Një vëmendje të madhe po merr qyteti jugor I Vlorës. I njëjti burim tha se kryetari aktual i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nuk është konfirmuar ende për të një mandat të dytë në krye të bashkisë së qytetut jugor, dhe se nuk e ka mbështetjen e Pastisë Socialiste të këtij qyteti. Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluara lokale, ato të vitit 2015, Dritan Leli u zgjodh mes tre kandidaturave të tjera të propozuara nga baza, pasi kishte mbështetjen e ish deputetit që në atë kohë ishte shumë afër Ramës, Koço Kokëdhimës. Por duket qartë se puna e kryetarit akatual të bashkisë Vlorë ka lënë të pakënaqur jo vetëm qytetarët-të cilët e kanë shprehur mendimin  e tyre nëpër këto sondazhe, por edhe socialistët e bazës. Opinioni i tyre duket se ka penguar edhe vendimin përfundimtar të partisë në qendër, nëse do ta rikandidojnë Dritan Lelin për një mandat të dytë. Një kandidaturë tjetër që përflitet për të kandiduar për bashkinë Vlorë është ajo e ish deputetit Shkëlqim Selami, një personazh majft i njohur për qytetarët e Vlorës. Në një intervistë mediatike në 2017, Shkëlqim Selami është shprehur se kryeministri Edi Rama e propozoi per kryetar bashkie ne Vlorë, por ka qenë aleati tjetër i qeverisë, Ilir Meta që nuk donte.