Video/ I ngec govata poshtë urbanit, gruaja bëhet qull në rrebesh për...

Video/ I ngec govata poshtë urbanit, gruaja bëhet qull në rrebesh për ta nxjerrë, shoferi dhe pasagjerët bëjnë sehir

627
0

opinionaaaa-550x284

Është sa paradoksale aq edhe për të vënë kujën se sa shpejt ka humbur ndjeshmëria e shqiptarëve ndaj njëri-tjetrin. Rasti më evident i mungesës së plotë të humanizmit është shfaqur sot, gjatë rrebeshit të fuqishëm të shiut që pushtoi Tiranën gjatë pasdites.  Në këtë video të siguruar nga Opinion. al një grua e cila deri në moment ishte pasagjere në linjën e urbanëve të Ish-Uzinës së Autotraktorëve, bën të zbresë nga urbani, por në momentin që do zbriste, govata që kishte në duar i shpëton dhe përfundon në pjesën e poshtme të përparme të autobusit. Gruaja përpiqet me gjithë forcën e saj që ta shkulë govatën që kishte ngecur poshtë parafangos së urbanit. Por ajo që të bën çudi është se askush nga pasagjerët nuk del ta ndihmojë. Madje as shoferi apo fatorino të cilët kishin interes që të lëviznin sa më shpejt mjetin që kishte mbetur i bllokuar nga ky incident. Dhe të mendoni që kur nuk bëjnë dot një sakrificë kaq modeste, si mundet këta njerëz të bëjnë sakrifica më sublime.