Nisi kështu një situatë tjetër meteorologjike.
Reshjet e shiut të enjten e të premten do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Intensitet të lartë reshjet do të arrijnë në fundjavë me rrebeshe shiu të herëpashershme si dhe fillimin e javës së ardhshme.
Reshjet e borës do të rikthehen në zonat malore, kryesisht në fundjavë deri në lartësitë 1000m.
Karakteristike do të jetë era e vrullshme jugore gjatë këtyre ditëve.
Edhe pse dëbora do të jetë prezente në zonat malore, kjo erë do të sjellë shkrirje të dëborës në lartësitë deri 1500m dhe rritje temperaturash.