Supë, çaj, ujë- çfarë duhet të konsumoni më shumë kur jeni të...

Supë, çaj, ujë- çfarë duhet të konsumoni më shumë kur jeni të ftohur

412
0

E ftohura dhe gripi janë nga sëmundjet, që godasin më ashpër me uljen e temperaturave.

Për t’i luftuar ato, organizmi ka nevojë për ndihmë që përkthehet në medikamente dhe ushqyerje të shëndetshme. Këtu përfshihen edhe lëngjet të cilat e mbajnë organizmin të hidratuar. Por jo çdo lëng mund të jetë aleat i shëndetit në këto stinë virozash.

Në këtë artikull  do të mësoni listën e lëngjeve të domosdoshme për shërim të shpejtë nga gripi dhe e ftohura.

Lëngjet që ju nevojiten kur jeni të ftohur

Çaji pa kafeinë

Nxehtësia e çajit mund të zbusë fytin e acaruar, zhbllokojë hundët, rrugët e frymëmarrjes dhe largojë dhimbjet e stomakut. Tek këto çajra futen ai i trëndafilit të egër, kamomili, bliri, sherebela, dafina, pra çdo çaj që përgatitet nga bimë medicinale.

Çaji me xhenxhefil është një nga më të mirët, sidomos për sistemin imunitar. Këtë çaj mund ta kombinoni me limon dhe mjaltë për më pak kollë dhe më shumë gjumë të qetë.

Uji me limon

Uji me limon ju mban të hidratuar dhe zhbllokon rrugët e frymëmarrjes. Limoni është i pasur me vitaminë C, e cila nëse e merrni rregullisht, shkurton kohëzgjatjen e gripit ose ftohurës.

Supa

Supa me perime ose mish pule ju jep kaloritë e nevojshme edhe kur ju ka ikur oreksi. Supa ndihmon në eliminimin e inflamacionit dhe shpërbën sekrecionet e akumuluara në rrugët e frymëmarrjes.

Lëngjet që nuk duhet t’i konsumoni kur jeni sëmurë

Pijet e mëposhtme kanë efekt negativ në organizëm kur ai është pre e gripit ose të ftohurës.

Pijet energjike

Këto pije nuk ju hidratojnë dhe nuk ju bëjnë të ndiheni më mirë. Ato kanë plot kafeinë dhe sheqer të cilat e dehidratojnë organizmin më shumë.

Lëngjet e frutave

Lëngjet e frutave, sado të shëndetshme të tingëllojnë, janë të mbushura me sheqer, sepse fibra që gjendet tek tuli ka përfunduar në plehra. Lëngu i portokallit është i dëmshëm për fytin. Mënyra më e mirë për të marrë vlerat e frutave është t’i konsumoni të plota.

Kafeja

Kafeina është e dëmshme për organizmin në gjithë kohëzgjatjen e sëmundjes. Në vend të kafesë, pini më shumë ujë dhe hani supë me perime.

Pijet e gazuara

Pijet e gazuara janë të pasura me sheqer dhe nuk kanë asnjë ushqyes që mund t’ju ndihmojë të luftoni sëmundjen. Në vend të tyre pini çajra të nxehtë bimorë.

Alkoli

Alkoli ka efekt dehidratues dhe mund të përkeqësojë simptomat si marramendja, dhimbjet e kokës dhe lëngimet e trupit