Si do të jetë moti për ditën e sotme (Parashikimi)

Si do të jetë moti për ditën e sotme (Parashikimi)

479
0

 

Për ditën e sotme pritet që vendi ynë të ndikohet nga të njejtat kushte atmosferike.Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtarenë relievet malore. Edhe nesër pritet të jetë një tjetër ditë e nxehtë. Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 16°C në relievet malore deri në 24°C në ato të ulta. Por në vlerat e mesditës pritet në rritje prej 1-2 gradësh dhe temperatura të parashikuara deri në 33°C deri në 37-38°C në ato të ulta dhe bregdetare. Era do të jetë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10m/s. Ndërsa dje vendi ynë u ndikua nga masa ajrore të qëndrueshme, të thata dhe të nxehta ndërsa moti ka qenë i kthjellët në pjesën më te madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore. Temperatura më e lartë u regjistrua 36°C në disa qytete si Shkodër, Durrës, Berat dhe Elbasan ndërsa kryeqyteti regjistroi temperaturën më të lartë me 34°C.

auto_moti21597353341.png