Rama thumbon opozitën: Memoria ka vlerë, por s’të mban gjallë kur je jashtë realitetit. Ca politikanë iu ka rënë për hise të mbulojnë ekonominë

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar opozitën jashtëparlamentare në lidhje me akuzat e saj për Eurobondin. Në një dalje publike për mediat kreu i qeverisë tha se pavarësisht këtyre akuzave, sot është dita për të buzëqeshur, ndërsa shtoi se “Memoria ka një vlerë por nuk të mban gjallë kur je jashtë kontaktit me realitetin”. Sipas Ramës, disa politikanëve, duke shigjetuar sërish përfaqësues të opozitës, iu ka rënë për hise që të mbulojnë ekonominë.

“Sot është dita për të buzëqeshur sot. Dhe me kolegët tanë opozitarë që janë të mirëkuptuar, pasi janë jashtë institucioneve dhe rrugëve të procedura dhe proceseve. Memoria ka një vlerë por nuk të mban gjallë kur je jashtë kontaktit me realitetin. Shqipëria është i pari vend i tregjeve emergjente që arrin të dalë me një prim zero nga një emision i ri vendesh. Është një sukses i jashtëzakonshëm duke marrë në konsideratë tregun e vendeve sot, sa i takon cilësisë së librit. Libri përfaqësonte në momentin e fundit 3.1 mld. Pra 8.4 herë se sa nevoja e vendit. Dolëm me një objektiv dhe na u ofrua 4.8 herë më shumë. Po si mund t’i ofrohet një kredimarrësi me rrisk?! Mund t’i ofrohen, pasi kredimarrësi është i besueshëm ne librin e llogarive të parë dhe jo nga libri i analistëve politike që merren me ekonominë, apo dhe politikanëve që iu ka rënë për hise që të mbulojnë ekonominë. Nuk besoj se këto janë krahasimet më të mira për t’u bërë, por meqë ka hyrë në modë krahasimi, kjo ka thjesht këtë vlerë. Në rast se Shqipëria nuk do të kishte këtë tregues makro-ekonomik, do ta kishim goditur në vlerësimin e tregjeve.”, tha Rama.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *