Epidemiologu pranon se Covid-19 do të rikthehet në vjeshtë: Jo si një...

Epidemiologu pranon se Covid-19 do të rikthehet në vjeshtë: Jo si një virus i ri, por…

543
0

Mjeku epidemiolog pranë ISHP, Artan Simaku, duke analizuar te dhenat me te fundit te situates se koronavirusit ne vend, tha se jemi drejt normalizimit të situatës sa i takon epidemisë.  “Ecuria me e mirë e mundshme  epidemisë në vendin tonë. Jemi drejt normalizimit të situatës deri në shuarjen e plotë të epidemisë”, tha ai, ne nje interviste dhene sot per Abc News. Epidemiologu u shpreh se koronavirusi parashikohet të rikthehet në vjeshtë. Mirëpo, siç thekson ai Covid-19 kur të rikthehet nuk do të jetë si një virus i ri, por i zakonshëm. Për këtë arsye nuk do të ketë nevojë për karantinë, megjithatë ai bën apel se respektimi i masave duhet të kthehet në kulturë.  “Zakonisht në fundin  e vjeshtës dhe fillimin e dimrit qarkullon virusi i gripit. Parashikohet që të qarkullojë koronavirusi, por tashmë jo si një virus i ri, por si virus i zakonshëm stinor.

Në bazë të të dhënave sipas parashikimeve nuk do të ketë nevojë për karantinë. Por masat e mbrojtjes duhet të vazhdojnë dhe të na bëhen kulturë e përgjithshme. Janë masa të thjeshta. Edhe në stinën e dimrit këto masa duhet të vazhdojnë, nuk do jetë nevoja për karantinë, por kujdesi duhet të jetë maksimal.

 

Nuk duhet neglizhuar kujdesi, mbajtja  e maskave në ambiente të mbyllura dhe të ruhet distanca. Jemi drejt shuarjes por pritet qarkullimi në fund të vjeshtës dhe fillim të dimrit. Distancomi dhe higjiena duhet të na bëhet kulturë”, u shpreh mjeku.