HOROSKOPI Ditor E Marte 12 Maj 2020

HOROSKOPI Ditor E Marte 12 Maj 2020

546
0

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Pas ditëve të lodhura dhe me ngarkesë për jetën në çift, më në fund do të nisë përmirësimi. Raportet me të tjerët do të jenë më të mira. Mundohuni që të jeni më pozitiv dhe të mos largoheni nga të tjerët, duke iu bërë bisht situatave.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Do e keni Marsin kundër dhe kjo gjë do ju krijojë probleme, por shumë shpejt situata do të ndryshojë. Bëni mirë që të shmangni grindjet në dashuri, sidomos pasi Venusi iu është kthyer në favor. Kini besim lidhur me të ardhmen.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Ky është moment përmirësimi, sidomos në dashuri. Marsi do të sjellë disa tensione, por mundohuni që të ruani qetësinë dhe të shijoni emocionet. Në punë, do të përballeni me dyshime.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Gjatë kësaj dite do të jeni disi të tensionuar për shkak të stresit të akumuluar. Mundohuni që të shmangni debatet dhe problemet. Pavarësisht kësaj do të jeni gjithë energji.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Dita do të nisë më së miri, por duhet treguar kujdes në mesditë. Puna mund të sjellë ndonjë problem, kjo edhe për shkak të ndikimit të kundërt të Marsit. Mundohuni që të mos përfshiheni nga ankthi.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Kush është i luhatur mes dy historive, mund të përballet me krizë. Bëni kujdes që të mos dashuroheni me njerëz që ju krijojnë probleme. Në punë, mund të hasni në probleme.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri do të ketë ndonjë vonesë, ndaj bëni mirë që të shmangni debatet. Në këtë moment, keni dëshirë që të thoni fjalën tuaj. Puna do të ecë më së miri dhe do të ketë mundësi për zhvillime pozitive.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Pasditja mund të sjellë ndonjë problem me vete. Keni nevojë që ta lini veten të rrëmbeheni nga emocionet. Do të keni dëshirë që të njihni persona të rinj, por në të njëjtën kohë ka diçka që ju pengon. Para se të bëni blerje, bëni mirë që të reflektoni lidhur me shpenzimet.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Ju pret një ditë nën ritmin e duhur sa i takon dashurisë, ku disa çifte do të përballen me debate. Para se të merrni vendime të rëndësishme, sidomos në punë, do ishte mirë që të reflektonit thellësisht.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Në këtë periudhë ndiheni në vështirësi. Është e vërtetë se jo çdo gjë ecën siç ju dëshironi dhe se duhet treguar kujdes, por mundohuni që të mos dominoheni nga negativiteti.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Ky është një moment shumë i mirë për dashurinë. Në këtë periudhë mund të merrni vendime të rëndësishme, si në sferën sentimentale, edhe jashtë saj. Në punë, sforcimet tuaja do të njihen.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Ky është momenti për të kuptuar drejtimin të cilin duhet të merrni në dashuri. Vetëm historitë që kanë vlerë, do të vazhdojnë. Në punë, do të ketë ndonjë vonesë.

Shperndaje