Bricjapi, parashikimi i muajit Maj 2020

Bricjapi, parashikimi i muajit Maj 2020

774
0

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund tëmos i përshtatet qëtëgjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Maj vlen për njerëzit qëkanë Diellin në Bricjap, Hënën në shenjën e Bricjapit, dhe Sidomos për ata që kanë Ashendenten në shenjën e Bricjapit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj,
Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Bricjapit, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.

Të dashur Bricjapë, c’thotë muaji Demit? Ka filluar që në datë 19 prill dhe mbaron më datë 20 maj. Supozohet t’ia kaloni mirë nga aspekti i dashurisë por ja që gjërat nuk janë të gjitha në dorën e Diellit! Dhe ah sa mirë që nuk janë të gjitha në dorën e Diellit sepse mund t’i bënte gjërat lëmsh po t’i liheshin vetëm atij në dorë… megjithatë ekziston mundësia që shumë prej jush këtë muaj të jenë ndjerë shumë plot në zemër. Chakra e zemrës mund të jetë shumë e ekuilibruar për ju tani, pavarësisht të gjitha zhurmave dhe rrëmujave. Dielli është shumë i lumtur në këtë periudhë për ju. E keni të lehtë ta shprehni veten. Mund të tregoheni pak më “egoistë” apo të merrni më shumë vëmendje se zakonisht dhe me të drejtë sepse njerëzit do e pëlqejnë shumë energjinë tuaj këto kohë. Është periudhë gjatë të cilës doni që t’ia kaloni mirë, dmth i gjithë qëllimi juaj tani është të jetoni me prioritetet e një Luani por mos harroni të shmangni gabimet e shenjës së Diellit, të mos neglizhoni detyrimet tuaja.

Më datë 3 Maj Afërdita e cila ndodhet në shenjën e Binjakëve, do jetojë një moment të vështirë me Neptunin në shenjën e Peshqve. Siç thonë dhe amerikanët, ‘trouble in paradise” …(telashe në parajsë). Është periudhë gjatë të cilës do e keni pak të vështirë që të ndjeheni të motivuar për të çuar përpara diçka që kërkon që të komunikoni me njerëzit e tjerë sepse mund të ndjeni se nuk keni njerëzit e aftë pranë për të realizuar atë gjë që ju intereson. Nuk duhet ta lini veten të trazoheni nga kjo. për 2-4 ditë do jetë pak e vështirë që të gjeni mënyrën se si të menaxhoni mirë gjërat që zotëroni ose njerëzit që mund t’ju ndihmojnë për të çuar përpara diçka që ju pëlqen, por mos bini pre e përtacisë, edhe pse tundimi do jetë i madh. Përpiquni që të tregoni takt, ta respektoni personin tjetër edhe kur bëhet i vështirë. Nëse e bëni këtë gjë, edhe aftësitë tuaja do vlerësohen më shumë.

Më datë 7 Maj Hëna do jetë e plotë në shenjën e Akrepit. Do keni një finalizim në një çeshtje që lidhet me miqtë, me shokët, me një grup me të cilin jeni të përfshirë që mund të jenë dhe kolegët në punë. Do jeni më të hapur emocionalisht, më shumë se zakonisht, dhe gjithashtu më mbështetës ose të paktën do e shprehni më shumë. hëna e plotë në Akrep do jetë moment intensiv emocionalisht. Do nxjerrë shumë emocione në dritë dhe të gjitha këto do dalin prej trupit tuaj për tu lehtësuar prej peshës së tyre por momenti që i ngrini apo i mbani peshë për t’i hedhur tutje, do forcë dhe fokus.

Më datë 11 Maj Saturni do fillojë zmbrapsjen e tij e cila do zgjasë deri më 29 shtator. Planeti juaj drejtues do ju ndihmojë që të tregoheni më të zgjuar në fitimin e parasë dhe në mbajtjen e saj. Do e keni më të lehtë të organizoni veten, dmth të organizoni aftësitë tuaja; kam këtë përparësi dhe do përdor këtë gjë, pastaj do përdor këtë gjë. Është shumë e rëndësishme që të mos harroni të vlerësoni njëherë veten dhe punën tuaj përpara se të vlerësoni punën e njerëzve të tjerë. duhet të zhvilloni durimin sepse do keni vonesa në punë.

Nga data 13 Maj e deri më 25 qershor, Afërdita do zmbrapset në shenjën e Binjakëve dhe gjatë kësaj periudhe nuk do bini kollaj në dashuri me asnjeri. Nëse jeni beqarë, nuk ju këshillohet që të nisni diçka të re në këtë fushë por gjithashtu nuk do ndjeni as shumë tundim për ta bërë këtë gjë. Në përgjithësi do e peshoni çdo mundësi që mund t’ju vijë dhe mundësia më e madhe është që një njeri i të shkuarës suaj romantike do dojë që t’ju serviret por nëse ju nuk mendoni se kjo është diçka e zgjuar, as nuk do doni që t’i kushtoni kohë kësaj oferte.

Më datë 13 Maj Marsi do hyjë në shenjën e Peshqëve dhe do aktivizojë fushën e tretë astrologjike. Do keni shumë ide, aq shumë sa mund të ndjeheni nervozë nëse nuk i shkruani. Përpiquni që të mos çoni dëm gjithë këtë energji. Sigurisht që duke qënë shenja me reputacionin më të mirë kur vjen puna tek aftësitë për tu organizuar, pres që ta bëni këtë gjë dhe ta përdorni mirë këtë Mars. Do jeni më të artikuluar se zakonisht por Marsi mund t’ju bëjë edhe më të nxituar dhe të prirur për debat. Përpiquni të mos i merrni gjërat personalisht, nëse nuk e keni mësuar ende këtë gjë, gjë që nuk e besoj por e them për çdo rast. Detyrat që kërkojnë përkushtim do i bëni më së miri.

Më datë 14 Maj do zmbrapset Jupiteri i cili qëndron në shenjën tuaj dhe do vazhdojë i zmbrapsur deri më datë 13 shtator. Jupiteri ju ka ndihmuar me vetëbesimin dhe do vazhdojë ta bëjë Por thjesht do bëheni pak më analizues të vetes, të zgjedhjeve të shkuara. Besoj dhe shpresoj se nuk do i kushtoni më shumë energji seç është e nevojshme të shkuarës. Do ndjeheni më bujarë, më të relaksuar, më të ndërgjegjshëm mbi fatin që keni, mbi njerëzit, kafshët, gjërat që keni pranë. Do mbusheni me besimin se universi ju mbron dhe se çdo gjë që doni mund ta arrini sapo të përmirësoni dhe diçka më shumë brenda vetes. Përpiquni që të mbani veten tek ushqimi, dhe kujdes se mos optimizmi bëhet i tepërt dhe tregoheni të pakujdesshëm. Mund t’i riktheheni punëve të mëparshme kreative për t’i hedhur një sy të dytë. Gjithashtu mund të bëni plane për udhëtim nëse keni mundësi. Udhëtimi mund të mos ndodhë veçanërisht tani dhe mund të mos jetë shumë larg, por do lëvizni.

Më datë 20 Maj Dielli do vijë në shenjën e Binjakëve dhe tendenca juaj për të folur shumë në ambjentin e punës ose për të folur shumë me njerëzit me të cilët punoni (e që për momentin mund të punoni online) do rritet. Do tregoheni shumë realistë dhe të aftë për të bërë shumë gjëra në të njejtën kohë.

Qiell të Mbarë.

Shperndaje