Ja çfarë duhet të bëni për të nisur pushimet pa stres

Ja çfarë duhet të bëni për të nisur pushimet pa stres

2254
0
Couple on a tropical beach at Maldives
Couple on a tropical beach at Maldives

Të vraposh deri në minutën e fundit për t’u nisur në pushime, ju bën të stresoheni edhe më shumë.

Shfrytëzo momentet e lira për të organizuar më mirë çfarë duhet të bësh përpara pushimeve, në mënyrë që të nisesh në pushime me mendje të qetë.

Në temperaturat e larta, fillo të lash batanije dhe mbulesat e divaneve. Vër në një anë, ato çka të duhen për udhëtimin dhe në një anë rrobat që mund të kesh për të hekurosur.

Në punë, fillo të kontrollosh emailin. Përfundo gjërat urgjente që ke dhe bëj një plan të gjërave që duhet të bësh kur të kthehesh nga pushimet. Kujto pagesat që ke për të bërë për shtëpinë, si qiraja e të tjerat.

Falë një organizimi të tillë, rikthimi nga pushimet do të jetë më pak stresues.

Në valixhe, merr një libër për të kaluar kohë ndërsa udhëtoni. Shfrytëzo pushimet për të rigjetur një pasion për piktura akuarel. Merr një fletore dhe krijo një ditar të udhëtimit tënd, me foto, shkrime, mendime nga fëmijët dhe do të jetë një kujtim shumë i bukur.

Shperndaje