”Do marrim hak deri në 7 persona, tre fëmijët u gjetën mbi...

”Do marrim hak deri në 7 persona, tre fëmijët u gjetën mbi nënën e larë në gjak, djali i vogël donte të pinte”, motra e Manjola Cukut bën reagimin rrëqethës

1152
0

Rrëqethëse është ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në Xhafzotaj të Durrësit, ku burri i kthyer nga emigrimi në Greqi, Lulëzim Cuku, rrëmbeu thikën dhe i mori jetën bashkëshortes në banesën e tyre ku ndodheshin edhe fëmijët. Pasojat më të rënda po i pësojnë vogëlushët e Manjolës dhe Lulzimit, të cilët kanë parë gjithçka me sytë e tyre.

E teksa mediat aluduan për lidhje jashtë martesore të të ndjerës me persona të tjerë, për JOQ.al ka reaguar ditën e sotme motra e viktimës. Ajo flet me tone të ashpra, teksa bën me dije se kjo është një plagë shumë e madhe për ta. E motra kërkon që të respektohet trauma që fëmijët dhe gjithë familjarët po kalojnë.

Gruaja shkruan:

 

”Une qe po ju shkruaj jam motra e se ndjeres: Manjola Cuku(Lika) e cila mbremjes e se dieles u vra nga bashkeshorti i saj. Duke qene se ne kemi 1 dhimbje, 1 plage e cila po na vret te gjitheve, duhet te lexojme portalet e degjojme emisionet qe flasin per tragjedine tone, ne vend qe te na lene te qajme motren edhe te mendojme per “TRAUMEN” qe kane pesuar femijet edhe si tu vijme ne ndihme atyre ta kalojn kete gjendje, degjojme derdellitje te pakuptimta edhe “balte” mbi motren tone te ndjere”.

 

Në vijim ajo jep detaje në lidhje me problemet familjare që Manjola ka pasur, në veçanti me dy vëllezërit e bashkëshortit, Dashamir e Fatos Cuku. Sipas motrës së Manjolës, ata i kanë mbushur mendjen burrit të të ndjerës se ajo ka një lidhje jashtë martesore, në mënyrë që “ta hinin qafe” dhe gruaja të shkonte bashkë me fëmijët në Greqi.

 

Gjithçka për shkak se Dashamiri, i cili jetonte në Peshkopi, donte të merrte shtëpinë e çiftit e të jetonte aty, pa paguar qiranë, gjë për të cilën Manjola nuk ka rënë dakord. Gjithë konfliktet nisën në fund të vitit që lamë pas, me kthimin e Lulzimit nga Greqia.

 

Ai, në janar të këtij viti, pas debateve të shumta, ka qëlluar të shoqen me thikë në dorën e djathtë dhe ka qenë vajza e tij e madhe që ka parandaluar një tragjedi të mundshme, e cila u finalizua vetëm disa ditë më parë. Pasi i shoqi e ka qëlluar me thikë, familjarët e Manjolës e kanë marrë atë dhe fëmijët nga shtëpia e tyre dhe kanë bërë edhe kallëzim në polici, në lidhje me ngjarjen.

 

Madje, motra e Manjolës bën me dije se e ndjera ka marrë edhe urdhër-mbrojtjeje.

 

Ajo vijon të tregojë:

 

”Po ju spjegoj vetem disa detaje te vogla( pjesa tjeter do shqyrtohet me prokurorine). Manjola ka pasur disa debate ne lidhje me shtepine me kuneterit e saj, 2 vellezerit e Lulzimit, Dashamir Cuku, Fatos Cuku. Dashamiri jetonte ne peshkopi edhe donte qe bashke me familjen te rrinte ne shtepine e Manjoles derisa te mbaronte shkollimin e femijeve qe mos paguante qera. Nderkohe Manjoles i thoshte “Ju shkoni ne Greqi”, por kjo s’ka pranuar.

 

Pas kesaj, Dashamiri me force i ka marre dokumentat e shtepise edhe i ka fikur internetin. Ne nentor te 2019 kthehet Lulzimi edhe nisen konfliktet, ku vellezerit i thonin qe ka dashnor ndaj nuk vjen. Po si mundet kunati te nderhyje ne ceshtje familjare edhe te marre shtepine e tyre, ku me mund e sakrifice donin te ndertonin nje familje te shendetshme? Pas kesaj, ne Janar 2020, ne sy te femijeve ne grindje e siper, Lulzimi qellon me thike ne doren e djathte Manjolen, ku vajza e madhe e ka ndaluar qe mos perfundonte ne tragjedi.

 

Menjehere pas kesaj ne familjaret shkojme te marrim Manjolen edhe femijet. Pas kesaj beme edhe denoncim ne polici edhe kerkuam URDHER MBROJTJE. Pas disa ditesh qendrimi tek prinderit e saj Manjolen e telefonte i shoqi duke i kerkuar te rikthehet. Manjola duke menduar per te ardhmen e femijeve dhe familjen e bashkuar rikthehet, sado qe ne kemi kundershtuar sepse mund ta perseriste serish ate veprim. Dua ti them asaj gazetares ” Me zemer te hapur” e cila foli ne Opinion: Zonje e nderuar Manjola kishte urdher mbrojtje edhe nuk bente pjese ne ate familje qe martohen me mbleseri qe 16 vjec ku me pas familja nuk e pranon per shkak te opinionit, por perkundrazi. Familja e mbeshteti ne cdo aspekt, pavarsisht se vendimi i saj ishte ndryshe, sepse smund ta mendonte askush te tille perfundim..”