Rikthehen lëkundjet e tokës në qytetin e Durrësit.
Mesnaten e djeshme, qyteti më i madh bregdetar në vend u trondit nga një tërmet me magnitudë 4.1 i shkallës rihter.
Sipas IGJEUM, tërmeti ishte me epiqendër në Safetaj (Durrës) me thellësi 36 km.
Sipas komunikimit me shtabet e Emergjencave Civile në qarqet Durrës e Tiranë, nuk ka dëme në njerëz apo materiale deri tani.
Lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Tiranë.
Ditën e martë, Durrësi dhe Tirana përjetuan një tjetër tërmet me magnitudë 4,9 ballë.