FIFA zhbllokon merkaton e Luftëtarit.
Ditën e sotme, në klubin gjirokastrit ka mbërritur një e-mail nga FIFA në lidhje me futbollistin Marco Aurelio.
Për shkak të disa problemeve me pagesat, klubit gjirokastrit i ishte bllokuar merkatoja, por nga sot Luftëtari mund të federojë futbollistë të rinj.
Tani, Luftëtari pritet të federojë 5-6 lojtarë të rinj për gjysmën e mbetur të sezonit.