Erla Mëhilli tregon për herë të parë lidhjen familjare me Ramën: E...

Erla Mëhilli tregon për herë të parë lidhjen familjare me Ramën: E kam kushëri, por të punosh me Berishën është meritë

552
0

Për herë të parë ajo ka folur dhe për faktin që është kushërirë me Edi Ramën, por ndërkohë punon me ish-kryeministrin Sali Berisha, Erla tha se nuk ka ndonjë kënaqësi të veçantë për shkak se nuk e ka njohur personalisht.

Bashkëpunëtorja e afërt e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas një mungese të gjatë në media sot ka rrëfyer të gjithë jetën e saj. E ftuar në emisionin “E Diell”, në Top Channel, Mëhilli ka folur për eksperiencën e saj përgjatë 10 viteve punë me ish-kryeministrin.

 

Ajo tregoi se konferencën e parë për shtyp e ka dhënë në vitin 2007 dhe nuk ka qenë aspak e përgatitur, për shkak se pozicioni i punës së saj ishte këshilltare për mediat. Po ashtu për herë të parë ajo ka folur dhe për faktin që është kushërirë me Edi Ramën, por ndërkohë punon me ish-kryeministrin Sali Berisha, Erla tha se nuk ka ndonjë kënaqësi të veçantë për shkak se nuk e ka njohur personalisht.

 

 

“Të kesh kushëri Ramën është rastësi, të punosh me Berishën është meritë. Nuk është se kam ndonjë kënaqësi të veçantë që jam kushërira e tij sepse nuk e kam njohur personalisht. Nëse do ta kisha njohur ndoshta mund të kishte qenë pak e sikletshme. Duke qenë se ai në një pasazh të librit kurbani e ka përmendur këtë fakt kam përshtypjen se më shumë e ka ndjerë ai, sesa unë”, u shpreh Erla Mëhill