“Hiqen si laca, por janë gay”, grimieri i famshëm i nxjerr të...

“Hiqen si laca, por janë gay”, grimieri i famshëm i nxjerr të palarat burrave shqiptarë: Kanë gruan dhe fëmijët në shtëpi dhe…

430
0

Grimieri, Dario Doka ka vendosur të rrëfejë se në Shqipëri, ka shumë meshkuj, që janë të martuar, madje dhe me fëmijë, dhe mohojnë prirjet e tyre ‘gay’.

Featured image of article: “Hiqen si laca, por janë gay”, grimieri i famshëm i nxjerr të palarat burrave shqiptarë: Kanë gruan dhe fëmijët në shtëpi dhe…Grimieri, Dario Doka.27 Janar, 2020 9:58 Përditësuar: 10:00

TIRANË– Dario Doka është ndër të paktët shqiptarë, që vendosi t’i tregojë hapur prirjet e tij, dhe të dalë për herë të parë në rrugë, me make-up. I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Dario ka rrëfyer nga eksperienca e tij, se ka njohur mjaft burra shqiptarë, që nuk janë hetero, por sillen si të tillë. Madje kanë krijuar edhe familje.

 

“Po, këtu tek ne ka shumë. Unë nuk dua të them emra, thjesht ka shumë meshkuj. Këtu tek në thonë “hë mo ju shtoheni dita ditës”, nuk shtohet njeri, thjesht mund të dalin hapur ose merren vesh që janë. Edhe heterot që hiqen si laca, kanë diçka brenda. Këtu në Shqipëri ka edhe burra që kanë gruan dhe fëmijët në shtëpi dhe janë gay më beso dhe kjo është turp. Kjo është turp sepse merr në qafë gruan dhe fëmijet. Më mirë dil hapur dhe dili jetës mbanë siç i kam dalë unë. Unë nuk marr një grua sepse do Shqipëria, babi apo mami”, – është shprehur grimieri, Dario Doka.