Makinës së një efektiveje të policisë në Durrës i është vendosur mbrëmjen e djeshme një sasie eksplozivi.
Mësohet se nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
‘Nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasëse ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie’, bën të ditur policia.
Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.