HISTORI E VËRTETË, shkëputur nga libri Medical Medium
Rebeka, 41 vjeçe, punonte si infermiere në urgjencën e spitalit. Një pasdite, në fund të një turni me orar të zgjatur, kolegia e saj nuk erdhi në punë, kështu që iu desh të punonte edhe 12 orë të tjera natën.
Ndërkohë që kthehej në shtëpi për të zëvendësuar të ëmën që kujdesej për djalin e saj 10-vjeçar, Nikolasin, iu mpi ana e djathtë e fytyrës. Mpirja filloi të merrte edhe krahun e djathtë. Edhe pse për vite me radhë kishte parë shumë pacientë në këtë gjendje, vetë nuk e kishte ndier kurrë më parë. Rebeka mendoi se ishte pasojë e punës me orar të zgjatur dhe u shtri, me shpresën se të nesërmen në mëngjes do t’i kishte kaluar.
Kur u zgjua, gjysma e fytyrës, hundës, gojës dhe krahut të djathtë ishin ende të mpira. Duke dyshuar për ndonjë goditje ishemike, e ëma e çoi në spital. Një mjeke e njohur i bëri menjëherë një sërë analizash si dhe një rezonancë magnetike me kontrast dhe një elektroencefalogramë. Rezultatet nuk nxorën asgjë dyshuese, kështu që mjekja e përjashtoi isheminë. Ajo dyshonte se shkak për këtë ishte ndonjë krizë ankthi.
Qetësohu pak dhe çdo gjë do t’i kthehet normalitetit, – i tha ajo, duke i plotësuar një recetë me benzodiazepinë.
Gjatë javëve që pasuan, situata e Rebekës vazhdonte të mbetej e njëjtë. E shqetësuar, ajo u përpoq të përshtatej me mpirjen e saj misterioze, por e kishte të pamundur. Krahu i djathtë filloi të dobësohej. Nuk ishte më në gjendje që të kryente detyrat e saj si infermiere, që nga transporti i pacientëve dhe ngritja e pajisjeve mjekësore. Për këtë arsye, vendosi që të merrte leje dhe të konsultohej me neurologun më të mirë të spitalit ku punonte.
Pas një sërë analizash, ai i tha se bëhej fjalë për simptomat e para të sklerozës multiple, edhe pse rezonanca magnetike dhe elektroencefalograma e trurit nuk treguan shenja të sëmundjes. Neurologu i tha se duhej të bënte rregullisht rezonanca magnetike. Me kalimin e kohës shenjat e sëmundjes do të shfaqeshin, në rast se do të përkeqësohej. Ndërkohë, i plotësoi një recetë me ilaçe imunosupresive dhe steroide. Rebeka mezi i mbajti lotët derisa shkoi tek e ëma, që po e priste në sallën e pritjes. Si do të kujdesej ajo për Nikolasin?
Gjashtë muajt në vazhdim, simptomat e saj u përkeqësuan. Mpirja filloi të shoqërohej me marrje mendsh, lodhje dhe, pas rezonancës së fundit magnetike me kontrast, edhe me konfuzion mendor.
Një ditë të bukur, një nga kolegët e saj dhe pacientët e mi, i rekomandoi të linte një takim me mua.
Shpirti më tha menjëherë që Rebeka vuante nga një problem viral, një lloj i veçantë i virusit epstein-barr.
– Unë i bëra analizat dhe nuk më nxorën asnjë lloj infeksioni të tanishëm në gjak, përveç antitrupave nga ndonjë infeksion i kaluar dekada më parë, – tha Rebeka. – Nuk mund të jetë kjo arsyeja e shqetësimeve të mia!
Unë i shpjegova se prania e antitrupave nuk do të thoshte që domosdoshmërisht virusi ishte larguar nga organizmi, por gjatë kësaj periudhe ai mund të jetë fshehur më thellë. Në rastin e Rebekës, virusi epstein-barr ishte aktiv dhe po ndikonte në sistemin nervor qendror. E sigurova Rebekën se nuk kishte sklerozë multiple.
– Do të doja shumë që t’ju besoja, – tha ajo.
– Është e vërtetë, – iu përgjigja. I shpjegova më pas se si virusi epstein-barr po shkaktonte inflamacion në nervat frenikë dhe trigeminalë, që i shkaktonin mpirjen. Neurotoksina e çliruar nga virusi i shkaktonte marramendjen, lodhjen dhe konfuzionin mendor
Më në fund, arrita ta bindja.
– Më lehtësuat nga një barrë shumë e rëndë, – tha ajo.
Rebekës iu deshën vetëm gjashtë muaj që të shërohej plotësisht, duke ndjekur me përpikëri këshillat e mia të këtij kapitulli dhe ato në pjesën e katërt të librit. Ajo hoqi dorë nga ilaçet dhe iu rikthye punës në spital. Tani nuk punon më me orare të tejzgjatura, sepse e di që pikërisht stresi i shkaktuar nga orët shtesë e lejuan virusin epstein-barr që të sulmonte organizmin e saj.
Vetëm duke e kuptuar si funksiononte sëmundja e saj dhe fakti që mori vesh se nuk përbënte kërcënim për jetën, e lejuan Rebekën që të shërohej. Ajo më tha se duke mos e ditur se çfarë fshihej pas sëmundjes së saj të mistershme, ishte e sigurt që do të vuante gjithë jetën pasojat e një diagnoze të gabuar.