“Gjërat po shkonin mirë me të dashurën time derisa zbuloi se kishte ngelur shtatzënë,”- rrëfen një 27-vjeçar për psikologun. Në artikullin e botuar nga The Sun ai tregon se kaloi dy vite duke e ndjekur atë për ta bërë për vetë dhe janë së bashku prej tre muajsh.
Rrëfimi i plotë:
Ajo është 24-vjeç dhe ka një djalë 4-vjeçar me ish-in e saj. Ndërsa unë kam një djalë 5-vjeçar me ish të dashurën time. Dalim së bashku në fundjavë dhe djemtë kalojnë mirë me njëri-tjetrin. Por pastaj ajo zbuloi se është shtatzënë dhe ka lënë një takim për të abortuar fëmijën. Unë e mbështes vendimin e saj edhe pse dua që ta mbajë fëmijën. Ne e kemi pranuar që e duam njëri-tjetrin por ajo është distancuar nga unë.
Ndaj tani pyes veten se çfarë mendon ajo për ne.