Pas dy vitesh, Gianni de Biasi pritet të rikthehet në stol dhe ta bëjë në një kombëtare, që kur udhëhoqi Shqipërinë për pesë vite dhe arriti edhe kualifikimin në Euro 2016.
Trajneri italian është gati për të pranuar rolin si trajner i Iranit, teksa sipas “Sky Sport” kontaktet kanë nisur me kohë.
De Biasi u shkarkua dy vite më parë nga Deportivo Alaves në Spanjë, skuadra e fundit e drejtuar prej tij, që ka pritur gjithmonë një projekt ambicioz