‘A do me të qit Ramën, më gjej një dashnore’/ Bisedat e...

‘A do me të qit Ramën, më gjej një dashnore’/ Bisedat e ngrohta mes Qefalisë dhe Robert Agës, premtimet e Ulsi Manjës: Ne duam të të çojmë më nalt… se këto janë gjona të vogla (PËRGJIMET)

538
0

TIRANE- Pjesë e dosjes voluminoze të përgjimeve të publikuara nga BILD, është edhe fragmenti i bisedës mes shefit të Komisariatit Dibër, Robert Aga, me një sërë eksponentësh të rëndësishëm të Partisë Socialiste. Aga, sot i shkarkuar nga detyra pasi i vëllai iu arrestua si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Greqia, përmes Shqipërisë e më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian, e pëson për herë të dytë nga socialistët. Hera e parë, është 10 ditë pas kësaj bisede, të shtatorit të vitit 2016, kur pas zgjedhjeve në Dibër, socialistët ishin mbledhur për të festuar. Në këtë bisedë, socialistët i premtuan me radhë Agës, transferimin e kërkuar prej tij, nga Dibra për në Bulqizë, ndërsa si garantor kishte dalë Xhemal Qefalia. Ndërkohë, që e vërteta rezultoi ndryshe dhe Aga… u mjaftua me arrestimin e të vëllait. Më 26 shtator 2016, i vëllai i tij, Pajtimi pati arrestimin e tij të parë për drogë, ku u kap me 320 gramë kokainë. Ky episod, i prishi planet Agës, i cili u pezullua edhe asokohe nga detyra, por në vitin 2017, ai erdhi sërish në radhët e Policisë së Dibrës, për t’u shkarkuar sot sërish për shkak të të vëllait.

 

Biseda mes socialistëve dhe Robert Agës:

 

Përgjimi numër 3.

 

Robert Aga: O shoku im si je

 

Xhemal Qefalia:Ej jam me i tavoline ku ke qef me shku ti në Bulqizë a ?

 

Robert Aga: : Po

 

Xhemal Qefalia: Ok hajt , cao . Jemi ketu me kryeministrin dhe ministrin

 

Robert Aga: Jo, unë ju garantoj t’u jap sa t’iu dojë qefi

 

Xhemal Qefalia:Sepse mos bim atë Arben Keshin aty , si thu ?

 

Robert Aga: Po mirë më.

 

Xhemal Qefalia: Për kokë tate po …Do të dërgoj foto nga tavolina?

 

Robert Aga :Po më gjete nai dashnore, çi dua fotot

 

Xhemal Qefalia Pse e mbylle, ja ta nxjerr icik ministrin se na cave b*thën , foli. Ej foli içik ktij shefit të komisariatit Bert Agës.

 

Saimir Tahiri: Alo , o Bert.

 

Robert Aga: Mirmroma si je ?

 

Saimir Tahiri:Nuk shko kjo punë që ma jep Xhemali telefonin dhe të falenderoj unë ty. Nuk shkon kjo .

 

Robert Aga: Jo të lutem .

 

Saimir Tahiri: Nga pikpamja institucionale nuk shkon.

 

Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjy

 

Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin , je i madh.

 

Robert Aga: E kam detyrim

 

Saimir Tahiri: Je i madh , edhe mos e rruj k*** për atë që thonë ata se sna e ha trapi për ata legena.

 

Robert Aga: Unë jam ushtari jot

 

Xhemal Qefalia Ke të fala dhe nga Ulsiu. Foli pak Ulsiut

 

 

Ulsi Manja: Ku je mër vlla?

 

Robert Aga: Në Peshkopi ? Cbëni mo ?

 

Ulsi Manja: Hic më me kryeministrin.

 

Robert Aga: Ej mu më duhet me shku pak atje .

 

Ulsi Manja: Ku mër?

 

Robert Aga: Te Bulqiza po u ndrrum .

 

Ulsi Manja: Ne thomi për të shkosh për  ma lart mër burrë .

 

Robert Aga: Mirë më mirë ju e dini , por unë kam qef dhe atë .

 

Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu, bisedo me Xhemalin se kët e kam si shefin e Komisionit të Sigurisë ne bëjm llafe të vish për ma nolt , për nai gjo ma të madhe se mu mduken gjona të vogla ato o miku im.

 

Robert Aga: Mirë mirë…

 

Ulsi Manja: Mbaje me xhemalin në koerent se këtë kemi organizu si kryetar komisioni .

 

Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës.

 

Ulsi Manja: Oo Xhemali i komiosionit të sigurisë , e keni si shef sot dakort.

 

Robert Aga: Ai thotë jam ushtar i Bertit, Berti ka qenë komandati im.

 

Ulsi Manja: Në rregull në rregull.

 

Xhemal Qefalia: Hëmër ti se mça trapin mu , kush jam unë ?

 

Robert Aga: Ej po si ma nxjerr mu ministrin në telefon o k**e ?

 

Xhemal Qefalia: Po ti je shoku im , mos më çaj k*** mu , do të qis  Ramën, ti folësh Ramës?

 

Robert Aga: Po lëre o vlla tashi , shift ma bosh ato shkresën nga Bulqiza.

 

Xhemal Qefalia: Mos na çaj b*thën tashi  A je shoku im ? Mos na çaj b*thën..

 

Robert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem .

 

Xhemal Qefalia: Hajde vlla ciao!