Presidenti i Republikës, Ilir Meta i pranishëm në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri” në Prishtinë ka kujtuar eksodin masiv të shqiptarëve nga Kosova 20 vite më parë, nga genocidi i Millosheviçit. Kreu i shtetit ka veçuar 24 marsin si një ditë e jashtëzakonshme kur nisi ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, por edhe një ditë e veçantë pasi Meta mbushte 30 vjeç atë kohë.
“Kosova u sakrifikua padrejtësisht, por Zoti është i madh e besimi s’duhet humbur asnjëherë. Viti `99 ishte një vit i jashtëzakonshëm në historinë e Ballkanit por sidomos për kombin tonë.
Prove, test afirmues apo shkatërrues për një vend apo një komb.
Edhe pse 24 marsi është ditë e jashtëzakonsheme, për mua është ditë e vecantë, kisha 30 vjetorin por s’pata mundësinë ta festoja për shkak se për mua e cdo shqiptar nisi ndërhyrja e NATO për ti dhënë fund genocidit e barbarisë në Kosovë. Kishte nisur një lindje e vështirë që do zgjastë për muaj deri në clirimin e Kosovës, një lindje e përgjakshme me vuajtje pafund.
Por falë Zotit dhe mbi të gjitha falë atij mobilizimi të virtyteve më të mira të kombit tonë e solidaritetit tuaj të treguar nga të gjithë shqiptarët e thjeshtë në Shqipëri e kudo tjetër arritëm ta kalonim me një sukses të jashtëzakonshëm atë që ndodh shumë rrallë në historinë e një kombi.
Falenderime për kryeministrin e asaj kohe zotin Majko, presidentin Meidani, për gjithë forcat politike edhe pse vinin nga një ndarje e thellë e 96-97 të gjithë u bënë një trup i tërë për të përballuar atë eksod biblik e për të mirëpritur vëllezër e motra nga Kosova.
Shqipëria e kishte për detyrë të përballonte atë krizë të jashtëzakonshme humanitare që erdhi nga Kosova për shkak të genocidit të Milloshevicit.
Shpesh kur takohemi edhe me Zotin Majko e kolegë të tjerë e kemi të vështirë ta besojmë si mund të përballohej një krizë e këtyre të përmasave të jazhtëzakonshem, kur UNHCR që ishte lajmëruar që para 1 viti jepte garanci nuk kishte më shumë se sa disa mijëra dyshekë në Shqipëri.
Kriza u përballua falë angazhimit qët cdo shqiptari të thjeshtë. Vecanerisht solidaritet heroik të popullit të Kukësit, isha për disa javë atje kur kriza shpërtheu dhe padyshim sot kemi miqësira pafund mes Shqipërisë e Kosovës të krijuara në atë periudhë kur nga Tropoja deri në Sarandë të gjithë mirëpritën vëllezërit e tyre në Kosovë.
Janë pafund familjet kuksiane që nuk i mbajnë mend familjet që kanë pritur e kanë përcjellë nga Kosova edhe pse në kushte mjaft të vështira ekonomike e sociale.
Por sot nuk jemi dhe aq të lumtur sa do donim. Duhet të jemi më të vëmendshëm për të ardhmen e të shohim cfarë duhet bërë më mirë që të mos vëmë në lëvizje virtytet tona më të mira vetëm në kohë krizash por të punojmë cdo ditë që të evitojmë krizat dhe vështirësitë që i drejtojmë veten.
Pothuajse e kemi harruar si ishte rruga mes Shqipërisë e Kosovës 20 vite më parë, ata që bënin rrugën nga Kukësi në Tiranë e kanë të qartë cfarë ndryshimi historik ka ndodhur falë rrugës së Kombit, që duhet shfrytëzuar më mirë
Të punojmë për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët në këtë rajon, kjo është sfida jonë më e madhe”, tha kreu i shtetit.
Aktiviteti organizohej nga Ipeshkëvia e Dioqezës Prizren-Prishtinë. Kjo veprimtari organizohet në shenjë falënderimi ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, për solidaritetin, mikpritjen dhe dashurinë vëllazërore të ofruar ndaj shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur forcërisht nga trojet e tyre nga regjimi i Millosheviçit gjatë Luftës së Kosovës.