Moti për ditën e sotme parashikohet me një mëngjes të kthjellët në të gjithë vendin. Prej mesditës dendësim i vranësirave në të gjithë vendin.
Në zonat e thella malore do të ketë rikthim të reshjeve të izoluara të dëborës në pasdite e në mbrëmje.
Në jug dhe juglindje të vendit do të ketë mjegull të dendur dhe mjegullinë pranë sipërfaqeve ujore.
Ngrica në të gjithë vendin për shkak të temperaturave të ulëta.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veri 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare deri në 15m/s hera herës e vrullshme duke sjellë dhe një valëzim të forcës 2 dhe 3 ball me lartësi vale deri 1.5 metra.