Zbulohet lista/ Ja emrat e deputetëve që dhuruan dhe atyre që refuzuan...

Zbulohet lista/ Ja emrat e deputetëve që dhuruan dhe atyre që refuzuan të japin pagat mujore për të prekurit e tërmetit

506
0

Deputetet qe dhuruan pagat per termetin- PanoramaTërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit dhe dëmet që shkaktoi në disa qytete të vendit, solidarizuan jo pak shqiptarë dhe të huaj, të cilët nuk nguruan të jepnin donacione nga më të ndryshmet për familjet e prekura. Për këtë kauzë edhe Parlamenti i Shqipërisë ndërmori një nismë për të dhuruar pagat në shenjë solidariteti për procesin e “ringritjes” së zonave të dëmtuara. Por kësaj nisme iu bashkua vetëm Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, të cilët dhuruan rrogat e tyre mujore, pas vendimit të morën drejtuesit e saj. *Deputetet që kanë shifrën “0” në liste pagese janë ata që kanë dhuruar pagat. Ndërsa pjesa tjetër jo.

Lista pagesa

Panorama.al ka siguruar listën e ligjvënësve që hoqën dorë nga pagat, po ashtu dhe pjesën tjetër de deputetëve të cilët nuk e bënë aktin e bamirësisë, por e çuan rrogën mujore në shtëpi si zakonisht.

paga-termeti2

Në listën e deputetëve që nuk dhuruan pagën bie në sy fakti se figuron emri i Robert Bitrit, deputet i larguar nga LSI drejt PS-së.

paga-termeti3

Po ashtu emri tjetër është Tom Doshi, i cili ka hyrë në Parlament me logon e ish-partisë së Skënder Gjinushit (PDS).

paga-termeti4

Pagën nuk e ka dhuruar as deputetja e PDIU-së, Elena Xhina dhe Reme Lala. Po ashtu dhe  Gjetan Gjetani i përjashtuar nga Grupi i PS-së, si dhe Lefter Koka i LSI-së.

Ndërkohë që në listën e deputetëve që refuzuan të japin pagën, figuron emri i Mysym Murrizit, nënkryetari i Parlamentit, Rudina Hajdarit, kryetares së Grupit të Demokratëve, po ashtu dhe emrat e gjithë deputetëve të opozitës së re.

paga-termeti4

Ndoshta deputetët që nuk dhuruan pagat, kanë gjetur mënyra të tjera për të bërë bamirësi, por sipas burimeve pranë Kuvendit bënë të ditur se deputetët e opozitës së re e kanë tërhequr pagën si zakonisht, duke mos e çuar atë si ndihmë për të prekurit e tërmetit./ F. Binjaku/ Panorama.al