Paulo Dybala, i cili gjatë afatit kalimtar të verës kishte qenë afër transferimit në Manchester United dhe Tottenham, pritet të nënshkruajë kontratë të re, me kushte më të mira, me Juventusin.
Burimet e mediumit Goal raportojnë se kampioni në fuqi i Serisë A është i gatshëm t’ia rritë pagën dukshëm Paulo Dybalas, për ta siguruar të ardhmen e tij, transmeton Gazeta Express.
Kjo kontratë e re do të ndikonte në uljen e interesimit të klubeve të mëdha evropiane për sulmuesin argjentinas, pasi që ai do të kushtonte shumë më shtrenjtë.