FOTO/ Pacolli shëtit bregdetin e Shqipërisë me jaht superluksoz

FOTO/ Pacolli shëtit bregdetin e Shqipërisë me jaht superluksoz

666
0

Behgjet Pacolli ka zgjedhur bregdetin e Shqipërisë për t’i kaluar pushimet e tij. Politikani dhe milioneri i njohur kosovar madje ka vendosur ta marrë me vete ‘hotelin lundrues’ të tij gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Ish-presidenti dhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës aktualisht ka ankoruar jahtin e tij superluksoz në qytetin e Orikumit, në rrethin e Vlorës. Nuk është as Hong Kongu e as Monte Carlo, por është Orikumi në Shqipëri.

Të dashur miq. Këtë verë jam duke i kaluar pushimet në bregdetin shqiptar. Çdo gjë është perfekt nga autoritetet portuale si në Shëngjin, Durrës, Vlorë, Sarandë e Orikum.

Është kënaqësi të lëvizësh lirshëm kudo. Ambienti i mahnitshëm në ishullin e Sazanit. Shpresoj që autoritetet shqiptare kësaj radhe do ta ruajnë këtë ishull që padyshim është edhe margaritari i Adriatikut dhe Jonit. Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur që kësaj radhe po kalojmë pushimet në Shqipëri”, ka shkruar Pacolli në faqen e tij zyrtare në Facebook. /Express