Eklips dhe yje që bien, çfarë do të ndodhë në qiell kur...

Eklips dhe yje që bien, çfarë do të ndodhë në qiell kur të shfaqet hëna e parë e plotë për 2020

482
0

Hëna e parë e plotë e vitit 2020 do të shoqërohet me një eklips dhe me yje që bien. Ky do të jetë qielli i janarit, që do të dominohet nga shkëlqimi i Venusit.

 

Hëna e plotë do të jetë në datën 10 janar, dhe do shoqërohet pikërisht me një eklips të ashtuquajtur hije, ku hëna kalon në një zonë të hijes së tokës, por pa u errësuar plotësisht prej saj. Ky kalim në zonën e hijes do të zgjasë rreth 4 orë, thonë ekspertët e astronomisë.

 

Ndërkohë që qielli i janarit është ndriçuar nga yjet që bien, Quantrantidet, që prej natës së kaluar. Por nuk mungon edhe shkëlqimi i planetëve që mund të admirohen me sy të lirë në muajin e parë të vitit.