Një makinë bombë ka shpërthyer rreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm, pranë bazës kryesore ushtarake amerikane në Afganistan, në provincën veriore të Parvanit.
Sipas mediave të huaja, nga sulmi kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Ngjarja u shënua disa ditë pas pas rifillimit të bisedimeve të paqes midis Uashingtonit dhe Talibanëve.