Deputetja e PD, Rudina Hajadari, njëherazi dhe vajza e liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdarit ka kujtuar 8 dhjetorin e vitit 1990.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, ajo shprehet krenare për të atin dhe premton që çdo ditë të jetës së saj do të luftoj që idealet e tij për një Shqipëri të denjë të bëhen realitet.
Sipas Hajdarit, edhe pse pas 29 vitesh në demokraci, shqiptarët vuajnë pasojat e mungesës së theksuar të proceseve demokratike në vend.
Më tej deputetja thekson se ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të ndihen të përfaqësuar, dhe kjo gjë vjen vetëm nga ndryshimi i sistemit.
Statusi i plotë:
8 Dhjetori i 29 viteve më parë u shënua nga rinia shqiptare, si dita e rrëzimit të diktaturës më të egër në histori.
Të rinjtë e asaj kohe patën në zemër idealet dhe ëndrrën për një të ardhme demokratike dhe europiane dhe pikërisht kjo gjë u dha guximin për të përballuar presionin, kërcënimet dhe rrezikun që vinte nga regjimi diktatorial, që edhe pse në grahmat e fundit, ishte prapë i rrezikshëm.
Ndihem krenare që studenti që ishte në krye të asaj lëvizje historike ishte im atë.çdo ditë të jetës time do të luftoj që idealet e tij për një Shqipëri të denjë për të qenë pjesë e demokracisë dhe e familjes europiane të bëhen realitet.
Edhe pse pas 29 vitesh në demokraci, shqiptarët vuajnë pasojat e mungesës së theksuar të proceseve demokratike në vend.
Ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të ndihen të përfaqësuar, dhe kjo gjë vjen vetëm nga ndryshimi i sistemit.
Si para 29 vitesh, ashtu edhe sot, Shqipëria ka vetëm një rrugë, atë drejt familjes së madhe europiane!