“Jena të lem, jo të blem”/ Banorët e Baks-Rjollit protestë te Prokuroria dhe Bashkia Shkodër: Benet Beci të japë sqarime

Protesta e pronarëve të tokave në Baks-Rrjoll të Velipojës u zhvendos këtë të hënë përpara Prokurorisë së Shkodrës, ku depozituan kërkesë zyrtare për dhënien e një zgjidhjeje të shpejtë ligjore, mbi vërtetësinë e dokumenteve që disponojnë për pronësinë e tokës, ku kanë nisur punimet për ndërtimin e një resorti turistik. Banorët thonë se dokumentacioni që ata zotërojnë provon pronësinë e ligjshme të tokës dhe kërkojnë nga organet e drejtësisë që çështja të trajtohet me prioritet, duke shmangur zvarritjen e mëtejshme të procesit.

 

Më tej, banorët protestuan edhe përpara Bashkisë Shkodër, ku kërkuan sqarim nga kryebashkiaku Benet Beci, nëse institucioni që ai drejton ka apo jo kompetencë për dhënien e lejës së ndërtimit për investitorin.

 

Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestën kundër ndërtimit të resortit turistik në pronat e tyre për të shtatën ditë, leje e firmosur nga Belinda Balluku. Për rastin, pronarët e tokave kanë depozituar kallëzim edhe në SPAK.

Author: vizion