Psikologët zbulojnë arsyet përse është ide shumë e keqe të qëndroni miq...

Psikologët zbulojnë arsyet përse është ide shumë e keqe të qëndroni miq me ish-in tuaj

384
0

 

Nëse keni dyshime nëse duhet të qendroni miq me ish-in tuaj, ky studim i udhëhequr nga disa psikologë, do ju ndihmojë të kuptoni pse nuk është një ide e mirë të qëndroni miq me ish të dashurën/in.

1.         Ju nuk mund të fikni papritmas ndjenjat

Sipas Nina Atëood, një autor i famshëm, njerëzit zakonisht mbesin miq me ish-at e tyre sepse nuk duan të përfundojnë gjërat ashpër dhe se është e vështirë të mos kenë në jetë një person që do të thotë shumë për ta. Njerëzit supozojnë se miqësia e mbetur me një ish mund ta bëjë më të lëhtë ndarjen e tyre, por këtu e kanë shumë gabim.

Është e natyrshme të mos dëshirosh të humbësh plotësisht një person të rëndësishëm në jetën tënde, por lidhja me ta pas ndarjes praktikisht do ta bëjë të pamundur të mbarojnë ndjenjat që ke për të. Pasi të filloni të ndjeheni rehat në shoqërinë e njëri-tjetrit përsëri, do të hiqni murin që keni vendosur dhe ndjenjat romantike mund të kthehen, duke u bërë flluskë nën sipërfaqe edhe një herë.

2.         Do të jetë më e vështirë për ju të ecni përpara

Të qenit rreth e rrotull ish-it tuaj do ta bëjë më të vështirë për ju të heqni qafe ndjenjat. Me fjalë të tjera, me siguri do të përjetoni ndjenja të përziera që do ta bëjnë procesin më të vështirë për ju. Pas një ndarje, njerëzve u duhet kohë për t’u shëruar dhe thjesht reflektuar në marrëdhënie dhe kjo do të bëhet shumë më e vështirë nëse ata janë në shoqërinë e ish-të tyre gjatë gjithë kohës.

Ndonjëherë pas një ndarje, nuk mund t’i shihni gjërat qartë dhe duhet t’i jepni vetes kohë për të rikuperuar dhe kuptuar më mirë gjërat që ju kanë ndodhur dhe të keni ish-in në jetën tuaj do t’i bëjë gjërat më të vështira se ato që janë tashmë.

3. Ish juaj mund të jetë akoma i dashuruar me ju

Kur një çift ndahet, zakonisht nuk është një vendim i përbashkët. Në pjesën më të madhe të rasteve një nga partnerët e merr vendimin për tu ndarë ndërsa partneri tjetër nuk dëshiron. Nëse këta përsona përpiqen të mbajnë shoqëri me njëri- tjetrin është shumë e vështirë që personi që nuk ka dashur ndarjen të harrojë. Ndjenjat mund të rishfaqen sërish dhe të ndezin një marrëdhënie romantike edhe një herë tjetër.

Le të jemi të sinqertë, kimia midis dy vazhdon të jetë aty dhe nëse shkojnë të pinë një apo dy pije do përzihen gjërat më shumë. Kjo bën që përsoni që nuk ka dëshiruar ndarjen të ketë shpresa të rrema për tu rikthyer sërish. Kjo është një gjë që nuk do mbarojë mirë.

4.         Mund të çojë në një marrëdhënie të pasigurt

Pas një ndarje, gjithmonë do të jetë ajo ndjenjë e vazhdueshme që do t’ju bëjë të dyshoni nëse keni marrë vendimin e duhur për ndarjen. Prandaj shoqëria me ish-in tënd do t’ju bëjë më të hutuar. Fakti që jeni tërhequr fizikisht nga njeri-tjetri, do t’ju çojë përsëri në një marrëdhënie romantike.

Një marrëdhënie e përsëritur do të thotë që njëri nga partnerët është shumë i pasigurt nëse dëshiron të jetë së bashku apo jo. Duhet të mbani mend se nëse dikush me të vërtetë dëshiron të jetë me ju, ndarja nuk do të ishte kurrë një mundësi.

5.         Lidhja miqësore me ish-in do të jetë e dhimbshme

Le ta pranojmë, askush nuk i pëlqen të vëzhgojë nga rreshti i parë kur ish i tyre po gjen një dashuri të re dhe fillon një marrëdhënie të re romantike. Por nëse vendosni të mbeteni miq me personin me të cilin dikur ishit në një lidhje dashurie, përgatituni të merreni me këto lloj situatash që gjithmonë do të jenë të vështira dhe të dhimbshme për tu parë.

6.         Nuk është e domosdoshme për të qenë miq.

Në qoftë se nuk keni fëmijë që të jeni të detyruar të kaloni kohën së bashku, nuk është e domosdoshme dhe pozitive miqësia me ish-in tuaj.

Në fund të fundit, nuk ka aspak i domosdoshëm fakti që të jesh pranë dikujt që ke zgjedhur të përfundosh një marrëdhënie.