Çfarë mund të zbulojë stili juaj i puthjes në lidhje me marrëdhënien...

Çfarë mund të zbulojë stili juaj i puthjes në lidhje me marrëdhënien tuaj

433
0

Puthja nuk është vetëm e bukur dhe e këndshme, por gjithashtu luan një rol të madh për të mbajtur të fortë një lidhje romantike. Ekzistojnë shumë lloje të puthjeve me konotacione të ndryshme. Një puthje e butë thotë: «Ju jeni të qetë», ndërsa puthja Spiderman sugjeron spontanitet. Pra, kjo do të thotë mënyra se si puthni partnerin tuaj në të vërtetë mund të deshifrojë lidhjen tuaj të dashurisë.

Ne kemi mbledhur një listë me 7 stile të ndryshme të puthjes që na tregojnë se çfarë marrëdhënie kemi me partnerin.

Puthja e butë

Kjo është një puthje delikate, në të cilën 2 partnerët prekin butësisht buzët. Është një gjest që tregon se sa i afërt jeni me të dashurin tuaj dhe sa i qetë ndiheni në këtë marrëdhënie. Nëse ju jeni një puthëse i butë, shijoni disa ngacmime dhe provokoni partnerin tuaj për të dëshiruar më shumë intimitet fizik.

Puthja e faqes

Dhënia e puthjeve të buta të faqes tuaj nga e dashura apo i dashuri jot do të thotë që marrëdhënia juaj është në rrugë të drejtë. Ajo tregon dashuri dhe kënaqësi të thjeshtë për shoqërinë e njëri-tjetrit. Mund të jetë gjithashtu një shenjë se marrëdhënia juaj romantike ka ende një miqësi të ngurtë në rrënjët e saj.

Puthja e Spiderman-it

Ju kujtohet një momënt nga filmi Spider-Man? Po ajo “puthja Spiderman”, ku Peter (Tobey Maguire) ishte varur me kokë poshtë dhe Maria (Kirsten Dunst) i dha atij një puthje pasionante?

Bërja e saj është një shenjë e spontanitetit në marrëdhënien tuaj dhe kjo do të thotë që ju pëlqen të improvizoni dhe të gjeni mënyra të reja për të nxitur jetën tuaj të dashurisë.

Puthja e engjëllit

Nëse e gjeni veten duke puthur butësisht sytë e mbyllur të partnerit tuaj, mund të thoni se po jepni «puthje engjëjsh». Ky është një veprim intim që simbolizon një dashuri të fortë dhe i jep të dashurit tuaj një ndjenjë paqeje dhe sigurie. Nëse preferoni këtë lloj puthjeje të ëmbël, kjo do të thotë që ju e doni thellësisht dhe kënaqeni duke e bërë atë person të ndjehet i dashuruar.

Kunja

Kjo është një prekje e lehtë dhe e shpejtë e buzëve. Edhe pse është e thjeshtë, e pafajshme dhe jo super romantike, mund ta përdorni për të thënë “përshëndetje” ose “mirupafshim” me partnerin tuaj. Nëse jeni në fillimin e një marrëdhënie të re, këto puthje janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të eksploruar dhe provuar kiminë tuaj. Por nëse kjo ndodh çdo ditë, mund të nënkuptojë se ju pëlqen t’i mbani gjërat argëtuese dhe rastësore vetëm në marrëdhënien tuaj intime.

Puthja me gojë të mbyllur

Nëse ky është stili juaj i puthjes, mund të tregojë se marrëdhënia juaj ka disa vështirësi. Puthja me gojë të mbyllur është një shenjë që mbase nuk ndihesh shumë mirë me partnerin / en dhe për shkak të kësaj po shtron një pengesë emocionale. Nëse nuk jeni të sigurt për ndjenjat tuaja, duhet të bisedoni me partnerin tuaj dhe të përpiqeni t’i zgjidhni gjërat.

Puthja franceze

Ah, mjeshtri i të gjitha puthjeve, puthja franceze! Shpreh sensualitetin, dëshirën dhe romancën. Nëse kjo puthje është stili juaj, atëherë me siguri jeni një dashnor pasionant dhe aventuresk. Mund të zbulojë faktin që ka shumë tërheqje fizike në marrëdhëniet tuaja dhe gjithashtu një eksplorim intensiv, i cili mund të çojë në një lidhje më të thellë midis jush dhe partnerit tuaj.