Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se sot do të miratojë vendimin për ditën e zisë kombëtare dhe kjo do të jetë vetëm për një ditë dhe jo për tre, pasi e lidhi këtë me fesën e pavarësisë.
“Sot qeveria do të miratojë vendimin për ditën e zisë kombëtare. Këtu dua të shpjegoj se kjo ditë duke qenë se pararend dy ditëve të festave kombëtare e ka bërë të pamundur që të ishte më shumë sesa një ditë zie, sepse do të kishim dashur të ishte 3 ditë zie, sepse janë marrë më shumë se një jetë dhe me shumë gjasa do të rritet. Na ka pamundësuar që të imagjinojmë flamurin shqiptar në gjysmë shtizë në 28 dhe 29 nëntorit ashtu sikundër është një normë e afirmuar se asnjëherë në ditët kombëtare të vendeve nuk mund të ketë zi. Sepse janë ditë që kanë brenda një kujtim të jetëve të dhëna për atdheun”, tha kryeministri.