Lleshaj “kërcënon” gazetaren: Më ler të flas mos të të shpall ‘non-grata’,...

Lleshaj “kërcënon” gazetaren: Më ler të flas mos të të shpall ‘non-grata’, s’e keni kapacitetin…

459
0

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe gazetarja Klodiana Lala kanë debatuar me njëri-tjetrin në lidhje me projekt-ligjin e prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama, i cili do të luftojë të ashtuquajturën KÇK dhe bandat kriminale.

Gazetarja Lala tha se ky ligj është tërësisht antikushtetues, bie ndesh me liritë dhe të drejtat e njeriut, si dhe policia merr kompetenca që nuk i takojnë.

Klodiana Lala: Ky është një projekt-ligj antikushtetuese dhe mbi të gjitha abuziv. Po ta shikosh nen për nen.

Sandër Lleshaj: I vetmi draft që mund të diskutojmë sot mund të diskutojmë atë që ka thënë kryeministri.

Klodiana Lala: Neni 6 i projekt-ligjit thotë se policia merr kompetenca të plota.

Sandër Lleshaj: A mund ta lini atë draft. Do miratohet, por nuk është miratuar. Sa shpejt e paskeni kuptuar. Nuk e keni kapacitetin për t’u marrë. Kushtetuesen e përcaktojnë organet shtetërore, e jo ju.

Klodiana Lala: Unë kam ardhur të diskutoj për këtë projekt-ligj. Nëse qëndron ky projekt-ligj, ka probleme shumë të theksuara që kanë të bëjnë me liritë e individit. Policia merr tagër përtej gjykatës e prokurorisë.

Sandër Lleshaj: O Zonjë, nuk kemi ardhur këtu për të tilla deklarata. Këtë diskutim me mua nuk mund ta bësh me mua. Nuk mund ta bësh me mua këtë debat. Ai dokument për mua nuk ekziston. Unë diskutoj ato që janë bërë publike nga qeveria. Më ler të flas mos të të shpall non-grata.