Eneda Tarifa është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.
Teksa së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisioni “ThumbOn”, pasi ka folur rreth jetës private dhe rolit si nënë, këngëtarja ka zbuluar edhe disa detaje mjaft domethënëse nga hapat e saj të karrierës.
Duke qenë se Enedën e shohim në skenë prej shumë vitesh edhe fillimet e saj kanë qenë mjaft të vështira duke filluar që nga veshja.
E pyetur nga moderatoret në “ThumbOn”, se a të vjen të qeshësh me veten kur shikon si je veshur para 10 apo 15 viteve?
Eneda tregohet e sinqertë që nuk më bëjnë shumë përshtypje pasi edhe në kohët kur është veshur vetë ajo tregon se ëshët veshur më së miri. Por mes kësaj çështje artistja ka sqaruar një rast ku do merrte për herë të parë pjesë në një festival dhe kostumin e ka qepur vetë me një copë që i kushtoi vetëm 15 mijë lekë të vjetra.
“Në përgjithësi jam veshur vetë sepse gjithmonë kam menduar që veshja nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Por më vonë filluam të punonim me profesionistë të fushës. Në festivalin e 97′ kisha veshur një fustan të zi të mbrëmjes së maturës së gocës së hallës sime. Na u duk i bukur të gjithëve familjarisht. Natën e parë kam qepur një kostum me një copë 15 mijë lekshe nga ato që mbante mami. Realisht ka qenë bukur pavarësisht mundësive. Në festivalin e pranverës kisha veshur një gjë që nuk më shkonte. Aty ishte Lori Kaçka dhe bashkë me të ishte dhe goca e tezes. Më thotë mua po heq unë veshjen time se të shkojnë më shumë këto fhe vesha të asaj.Në momentin e fundit jam sajuar.”-ka thënë ajo.