Buxheti i 2020 për Ministrinë e Jashtme, revoltohet Hajdari: Jeni komplet jashtë...

Buxheti i 2020 për Ministrinë e Jashtme, revoltohet Hajdari: Jeni komplet jashtë realitetit, nuk dini çfarë bëni

359
0

 

Gjatë prezantimit të projekt-buxhetit për vitin 2020, për Ministrinë e Jashtme, deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka hedhur kritika të forta mbi ministrinë, duke deklaruar se regjistrimi i diasporës nga shteti shqiptar përbën manipulim.

 

Sipas Hajdarit, ky regjistrim duhet të të bëhej nga një institucion i pavarur, sikurse është KQZ dhe ka kërkuar që çdo kompetencë në këtë drejtim, ti delegohet Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

 

‘Nuk duhet të jetë në kompetencën e ministrisë së Jashtme për tu bërë ky lloj regjistri. Ka ardhur një propozim që të bëhet nga KQZ, pra të jetë një organ i pavarur që të merret me regjistrimin e diasporës dhe mos merret shteti shqiptar. A do ketë këtu një shkelje kompetencash dhe kjo është një çështje serioze. Ne po parashikojmë që në zgjedhjet e 2021 të kemi diasporën të votojë në këto zgjedhje.

 

Nëse shteti shqiptar do bëjë regjistrimin e diasporës atëherë do ishte një lloj manipulimi që ti bëhej këtij adresari dhe mund bëheshe një shkelje këtu. Prandaj është parashikuar që kjo kompetencë ti jepet KQZ dhe mos merret shteti me regjistrimin e diasporës’, tha Hajdari.

 

Deputetja ka akuzuar Ministrinë e Jashtme se nuk ka akordancë me institucionet e tjera, sidomos me ministrin e Diasporës duke e cilësuar si jashtë realitetit.

 

Edhe me ca shikoj unë, edhe me prezantimin e Majkos, ministrit të Diasporës, ju nuk keni fare akordancë me njëri-tjetrin. Jeni komplet jashtë realitetit, dmth nuk e kam parë kurrë ministrinë e Jashtme të menaxhohet në këtë mënyre, jeni komplet jashtë realitetit, nuk dini çfarë po bëni. A jeni të konsultuar me ministritë e tjera, a e dini çfarë po bëni apo jo?’, ka përfunduar Hajdari.