Sot bëhen tre vjet nga ajo mbrëmje e mallkuar dimri, kur një aksident fatal me motor i mori jetën Ergi Dinit, fituesit të edicionit të tretë të ”X Factor Albania”. Vdekja e tij shkaktoi një dhimbje të madhe tek rrethi i artistëve dhe të gjithëve atyre që e njihnin djalin nga Shkodra me një zë kaq të veçantë, por nëse koha mund të ”fshijë” kujtimin e tij tek ata që e njihin nga larg, dhimbja është më e fortë se kurrë tek familja e tij, dy motrat dhe prindërit.
Dhimbjen dhe mungesën e Ergit, Dashamir Dini (babai i tij) ka vendosur ta hedhë në letër. Ai ka shkruar në poezi për të, siç bën prej tashmë tre vitesh, dhe çdo fjalë e saj është therëse dhe ka përlotur të gjithë ata që e kanë lexuar.
ERGIT,NE 3-VJETORIN E LARGIMIT…
Ka 3 vjet
qe ditet e mija te percelluara nga malli
jane nxi
e janë ba muzgje.
Ka 3 vjet
që rri i varur
ne litarin e durimir,
tuj vezhgu
yjet qe bien nga qielli,
me shpresë
se njeri nga ata
je Ti,
që po kthehesh.
Ka 3 vjet
qe Nana jote,
e përhumbur
nèn vellon e bardhë
te një endrre të lashtë nënash
përgatit një dasëm
e pret një nuse….
që kurrë s’do të vijë.
Unë endem,e endem
qiejve te verbër të netëve,
per me mujt me gjet
Yllin e shuar të Fatit Tand,
e me ndez
edhe nje herë
me flaket e mallit…