Nga shtimi i peshës deri tek rënia e flokëve; Këto janë 7...

Nga shtimi i peshës deri tek rënia e flokëve; Këto janë 7 efektet e padëshirueshme negative të mungesës së JODIT

497
0

Jodi është një element thelbësor për organizmin e njeriut e nëse nivelet e këtij të fundit  janë të pamjaftueshme , mund të kemi jo pak probleme shëndetësore. Gjendja mund të shkaktojë një ngadalësim  të proceseve metabolike të trupit. Hipotiroidizmi mund të shkaktojë komplikime të rënda nëse nuk trajtohet në kohë, si mbipesha, infertiliteti, dhimbja e artikulacioneve dhe sëmundjet e zemrës. Trupi nuk mund të prodhojë në mënyrë natyrale jod, ndaj ne duhet të sigurohemi që regjimi ynë ushqimor na siguron mjaftueshëm.  Mungesa e jodit çekuilibron proceset normale kimike, hormonale dhe enzimatike në trup. Shenjat e zakonshme të mungesës së jodit janë si më poshtë:

1. Lodhja
Nëse dikush vuan nga hipotiroidizmi (shkaktuar nga niveli i ulët i jodit), të gjitha proceset metabolike të atij personi ngadalësohen. Metabolizmi është djegia e kalorive që trupi përdor për energji, dhe kjo gjendje (ku niveli i jodit nuk mjafton) ngadalëson prodhimin e energjisë së trupit, duke rezultuar në dobësi dhe lodhje.

2. Dhimbje të muskujve dhe artikulacioneve
Kjo dobësi dhe dhimbjet e padurueshme shkaktohen në mungesë të energjisë në dispozicion. Muskujt janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj energjisë më të ulët. Në rastet e hipotiroidizmit të patrajtuar, mund të zhvillohet sëmundja vaskulare periferike. Kjo lloj sëmundje dëmton nervat periferikë, duke çuar në dhimbje, mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në krah dhe këmbë.

3. Shtimi i peshës
Një metabolizëm i ngadaltë përkthehet në më pak kalori të djegura për energji. Kur dikush nuk mund të djegë kalori siç duhet, trupi i këtij personi do të ruajë çdo kalori të papërdorur si yndyrë, gjë që mund të çojë në shtim të peshës.

4. Problemet e depresionit / kujtesës
Hipotiroidizmi mund të shkaktojë shenja depresioni dhe probleme të kujtesës në fazat e hershme. Kur trupi nuk mund të metabolizojë kaloritë për energji, kjo ndikon në aftësinë e trurit për të përpunuar dhe reaguar në mënyrë të shpejtë. Mungesa e jodit ndikon në shumë reagime kimike brenda mendjes dhe trupit. Studiuesit kanë vërtetuar se çrregullimet kimike mund të shkaktojnë çrregullime mendore, përfshirë depresionin dhe ankthin.

5. Ndjeshmëria ndaj të ftohtit
Ndjeshmëria e lartë ndaj të ftohtit  është një ankesë e zakonshme nga dikush që vuan nga mungesa e jodit. Përveç kësaj, lëkura e tyre duket gjithashtu shumë e zbehtë

6. Steriliteti
Hipotiroidizmi ndërhyn edhe në  ciklet e ovulacionit të femrave, duke ndikuar në fertilitetin e tyre duke ndërprerë ciklet e rregullta.  Veç kësaj foshnjat e lindura nga nënat me mungesë jodi mund të lindin me komplikime serioze. Jodi është thelbësor për rritjen normale, shërimin dhe metabolizmin. Foshnjat që kanë mungesë jodi përballen me një rrezik më të madh që në lindje.

7. Problemet e zemrës
Një simptomë tipike e hipotiroidizmit lidhet me rrahjet e ngadalta të zemrës. Hormonet tiroide ndikojnë drejtpërdrejt në temperaturën e trupit dhe rregullimin e rrahjeve të zemrës. Nëse nivelet e tiroides janë të ulëta, trupi nuk mund të rregullojë rrahjet e zemrës në mënyrë efektive. Kjo gjendje mund të shkaktojë simptoma të tilla si marramendje,të vjella dhe ligështim. Hipotiroidizmi kronik mund të çojë në nivele të larta të kolesterolit LDL (të keq)./ LIVING/