Teksa mbetet mister vendndodhja e ish-kryetarit të Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një shkresë Dhomës së Noterisë, përmes së cilës i kërkon të raportojë çdo lëvizje të ish-kryebashkiakut, sepse për prokurë atij do i duhet të paraqitet pranë noterëve.
‘Noterët duhet të njoftojnë Prokurorinë nëse paraqitet Agim Kajmaku. Në rast të kundërt, ata do të mbajnë përgjegjësi ligjore’, thuhet në shkresën për Dhomën e Noterisë.
Shkresa iu është shpërndarë të gjitha zyravetë noterisë në vend dhe mban firmën e drejtuesit të seksionit, Kolë Hysenaj.
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është shpallur në kërkim pas urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e tij, sespe kishte fshehur dënimin në Greqi, në formularin e dekriminalizimit.
Kujtojmë se ,nga arratia Kajmaku ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila ka caktuar masën ”arrest me burg”.
Shkresa e prokurorisë për Dhomën e Noterisë