Ditën e nesërme do të inagurohet Stadiumi Kombëtar, Air Albania. Kuq e zinjtë do të përballen me ekipin e Francës. Ndërkohë burime për Revistën Anabel, bëjnë me dije se këngëtarët që do të performojnë mbrëmjen e nesërme do të jenë pesë.
Do të jetë Era Istrefi e para që do tëkëndojë këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.
Më pas Flori Mumajesi me këngën Kuq e Zi.
Xhamadani Vija Vija, do të performohet nga Aurela Gaçe.
Juliana Pasha do të këndojë Himnin Kombëtar, ndërsa Besa Kokëdhima, Himnin Francez.