Rudina Hajdari takim me Ilir Metën që në mëngjes 

Rudina Hajdari takim me Ilir Metën që në mëngjes 

428
0

 

Kryetarja e grupit parlament demokrat Rudina Hajdari është takuar mëgjesin e sotëm me presidentin Ilir Meta.

Mësohet se fokus i këtij takimi kokë më kokë ka qenë çështja e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila është kthyer në ”mollë sherri” midis parlamentit dhe kreut të shtetit.

Raportohet se Meta përshëndeti qëndrimin bashkëpunues të Hajdarit për arritjen e mirëkuptimit për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën parlamentare të javës së kaluar, deputetja e opozitës parlamentare i kërkoi Kuvendit që të ndëpritej seanca për zgjedhjen e dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin për të nisur negociatat me presidentin Meta.

Ditën e djeshme, kreu i shtetit paralajmëroi se do të padisë kreun e KED-së Ardian Dvoranin për ”shpërdorim detyre” duke e akuzuar këtë të fundit se ka botuar në Fletoren Zyrtare në mënyrë të paligjshme emërimin e Arta Vorpsit si anëtare e GJK-së. Meta refuzoi të dekretonte Vorpsin duke zgjedhur në vend të saj Marsida Xhaferllarin.