Javën e ardhshme i nënshtrohet një operacioni, rrëfehet Alvin Berisha: Pashë mamin...

Javën e ardhshme i nënshtrohet një operacioni, rrëfehet Alvin Berisha: Pashë mamin kur u plagos…isha afër saj..

1897
0

Javën e ardhshme i nënshtrohet një operacioni, rrëfehet Alvin Berisha: Pashë mamin kur vdiq

 

Pak ditë pas mbërritjes në Itali, Alvin Berisha është marrë në pyetje nga hetuesit italianë. Në praninë e një psikologeje, 11 vjeçari ka rrëfyer detaje nga eksperienca e tmerrshme në kampin sirian, për plot 5 vite.

 

‘Mami vdiq gjatë bomabrdimi në një sulm dhe unë isha pranë saj në atë moment. Sulmi nuk ndodhin në kampin ku unë ndodhesha tani. Ndodhi në një kamp tjetër’, tregoi vogëlushi.

 

Alvini javën e ardhshme do ti nënshtrohet një operacioni për këmbën e plagosur nga bombardimet, gjatë sulmit ku e ëma humbi jetën.

 

Ndërkohë, vogëlushi vijon të jetë në gjendje të rënduar psikologjike, teksa ka vetëm pak ditë që është shpëtuar nga kampi i ferrit “Al Hol” dhe është dërguar pranë familjes në Itali.

 

Ai shpëtua falë ndërhyrjes së “Kryqit të Kuq Ndërkombëtar” dhe “Gjysmehënës Siriane” në një mega operacion, ndërsa për tërheqjen e tij nga kampet siriane u angazhua edhe qeveria shqiptare dhe autoritetet italiane.