Ndryshimet kushtetuese, Presidenti Nishani futet në negociata, thërret palët në takim

Ndryshimet kushtetuese, Presidenti Nishani futet në negociata, thërret palët në takim

1197
0

Bujar-Nishani-1

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka nisur negociatat me forvat politike për arritjen e konsensusit për ndryshimet kushtetuese dhe sot ka njoftuar në një konferencë shtypi se, të martën që vjen, ka thirrur në takim, kryetarët e grupeve parlamentare për të zgjidhur një vakum ligjor. Ndryshimet hyjnë në fuqi në 11 gusht, por nuk janë përcaktuar ende nga Kuvendi, kriteret e atyre që do të hyjnë në short.

“Do të krijohet Këshilli i Emërimit në Drejtësi, – tha Presidenti, – dhe ka një problematikë për shkak të procesit legjislativ, po ku nuk shikoj ndonjë lloj ngërçi.”

Nishani shpjegoi se “neni përkatës i Kushtetutës, neni 149 D, përcakton në pikën 3 se “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore” dhe më pas në pikën 5 të tij, ky nen përcakton kriteret e tjera për shkallën e kualifikimit të kandidatëve që marrin pjesë në short.

Pra, institucioni i Presidentit të Republikës ndodhet në një situatë ku nga njëra anë Kushtetuta i kërkon që brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi të hedhë shortin për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe po Kushtetuta, në pikën 5 të saj, i kërkon që kriteret për shkallën e kualifikimit të atyre që kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përcaktohen me ligj ndërkohë që nuk kemi një ligj.”

Nishani vuri në dukje se “unë do të realizoj takime që kanë karakter konsultativ, veçanërisht me ekspertët për të marrë mendime të kualifkuara, ndërsa takimi me grupet parlamentare është një ditë më pas, me qëllim që Presidenti të ketë një mendim profesional.

Sa i përket Reformës në Drejtësi, Presidenti ka qënë i pari që ka ndërmarrë një hap institucional zyrtar, ndërkohë që nuk kishte nisur asnjë përpjekje për Reformën në Drejtësi. Në tetor 2014, kam organizuar me Misionin e BE-së në Tiranë, një konferencë ku kanë qënë edhe përfaqësues të Komisionit të Venecias dhe ku u vendos një udhërrëfyes për Reformën; jam i gëzuar që ai hap shërbeu si indikacion.

Përsa i takon pjesës publike apo politike, kam theksuar gjithmonë se reforma është një domosdoshmëri.”

Shperndaje