Surprizon portali rus: Vuçiç do t’i bëjë Ramës “dhuratë” pavarësinë e Kosovës

Surprizon portali rus: Vuçiç do t’i bëjë Ramës “dhuratë” pavarësinë e Kosovës

3812
0

Portali i njohur rus “Sputnik” bën një analizë ndryshe për vizitën e Ramës në Beograd.

Duke vendosur në gojën/mendjen e serbëve të Kosovës qëllimin e vizitës së Ramës, ky portal rus mesa duket nxjerr në dritë të diellit “pazarin” e Ramës me Vuçiç.

Në shkrim thuhet se serbët e Kosovës tremben se kjo vizitë do të shoqërohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Nëse kjo ndodh, atëherë kjo do të thotë se serbët kanë rënë dakord të njohin pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që Vuçiç ka menduar t’ia japë këtë “meritë” mikut të tij Rama.

Kjo tregon sesa të thella janë pazaret e Ramës me Vuçiç. Së paku këtë zbulon portali rus. Të jetë sajesë?! Apo diçka e vërtetë? Mbetet për t’u parë…/SYRI.net/

Screenshot_14-10