Mbretëresha ndryshon protokollin dhe vendos të heqë përgjithmonë këtë veshje nga gardeorba...

Mbretëresha ndryshon protokollin dhe vendos të heqë përgjithmonë këtë veshje nga gardeorba e saj

381
0

 

Protokolli i familjes mbretërore, duket se përcakton çdo veprim, mënyrë sjelljeje apo detaj në dukje të parëndësishëm. Nga ngjyra e manikurit të thonjve deri tek ajo e çadrës së shiut që mban Mbretëresha, në familjen e monarkëve ka shumë pak hapësirë lirie. Por duket se ky protokoll nuk është i përsosur dhe ndonëse jo herë pas here, ai ndryshon. Rasti më i fundit lidhet me veshjen e Mbretëreshës. Deri më tani  kjo e fundit ka mbajtur pellushë dhe gëzofë të vërtetë kafshësh, por sipas Angela Kelly,personit që kujdeset për garderobën e Mbretëreshës Elizabetë, ajo nuk do e pranojë më një gjë të tillë.

Kjo është konfirmuar vetë nga Pallati dhe sipas burimit zyrtar çdo gëzof në kapelet, shallet apo veshje tjetër do të jetë fallco.

Angela Kelly  pohon se Mbretëresha do të vazhdojë të mbajë veshjet e mëparshme me gëzof të vërtetë,  veçanërisht veshjet ceremoniale por nuk do ta pasurojë garderobën me të tjera.

Disa nga rrobat zyrtare të Mbretëreshës janë zbukuruar me pellushë kafshësh, siç  janë rrobat prej kadifeje të purpurtë  që ajo veshi në ceremoninë e kurorëzimit në vitin 1953.

Vendimi i Mbretëreshës pasqyron një tendencë midis anëtarëve të rinj të familjes mbretërore: Kate Middleton është e para që ka veshur gëzofë fallco, ose nga kafshë të cilat kanë ngordhur nga shkaqe natyrale dhe nuk janë vrarë me qëllimin për të prodhur veshje.

Ndërkohë Meghan Markle nuk preferon asnjërën nga këto dhe zgjedh që veshjet e saj të mos kenë asnjë qime të vërtetë apo të imituar nga lëkura e kafshëve.