Përmeti i trëndafilave në festën e bukur të “Netët e kinemasë evropiane”

Përmeti i trëndafilave në festën e bukur të “Netët e kinemasë evropiane”

459
0

/NGA: ALBERT Z. ZHOLI

Qyteti i mrekullisë së trëndafilave, vendi njerëzve të paqes dhe urtësisë, djepi i dijes dhe Kulturës trimërisë dhe traditave të bukura shqiptare.

Aty ku bashkë me ujrat e Vjosës plakë rrjedhin të papërsëritshme, fjalët Abdylit, Samiut, vargjet e të madhit Naim, aty ku ngrihet e magjishme kënga e bilbilave Përmetar, dëgjohet e madhërishme ende ëmbëlsia dhe fuqia e tingujve të klarinës së Laverit!

Dhe nga veriu shkojmë në Jug të shqipërisë për në stacionin e bukur Përmetin, me magjinë e bukur të kinemasë në “Netët e kinemasë Evropiane” nga data 7 -10 Nëntor.

Një rrugëtim i bukur me festën e kinemasë që sjell veç bashkim e gëzim te njerzit. Edhe në Përmetin e bukur, ky aktivitet zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Kryetres së Bashkisë Përmet znj. Alma Hoxha. Për 4 netë Përmeti do të jetë kryefjala e filmit Shqiptar dhe atij Evropian.

Gëzimin festës do tja shtoj dhe prezenca e këngëtarve Irma Libohova, Miranda Kullani, Hysni Hoxha, Paula Kostandini si dhe artiste të skenës dhe kinemasë shqiptare. Qyteti i Përmetit do të prek çaste emocionuese nën prezantimin dinjitoz të Silvana Braçe.

Çështë një vend bregut të Vjosës Perënditë e kanë zili, kolor lulesh, aromë ëndrash, pret ekranin plot magji! Ky aktivitet i rëndësishëm Kinematografik, mbështetet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Bashkia e qytetit Përmet dhe kurohet nga “Production Cinemania” me kujdesin e Mjeshtrit të kinemasë Skënder Jaçe. Ky personalitet i kinemasë ka vite që përcjell filmin e ekranit nga veriu në jug, nga lindja në perëndim të atdheut tonë