“Më kanë thënë nuk bën për këtë punë”, Jona Spahiu tregon vështirësitë...

“Më kanë thënë nuk bën për këtë punë”, Jona Spahiu tregon vështirësitë që ka hasur në fillim

413
0

Jona Spahiu ka qenë e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel. Ajo ka treguar sesi është jeta e saj tanimë që është bërë nënë, pse iu fut rrugës së biznesit, por edhe a ka ndërmend ajo që t’i rikthehet televizionit.

Ndër të tjera, Jona Spahiu ka treguar që fillimet e saj në botën e medias nuk kanë qenë shumë të thjeshta, madje ka patur nga ata persona që i kanë thënë që ajo nuk bën për këtë punë.

“Në momentin që unë doja të isha në televizion kam trokitur në shumë dyer, kam bërë prova, edhe në radio po ashtu më kanë bërë një trajnim prej 3 muajsh dhe në fund më thanë që ti nuk je për këtu”, është shprehur Jona Spahiu.

Ndërkohë që moderatorja e njohur ishte duke treguar këtë histori, ndërhyn këngëtarja Orgesa Zaimi e cila i thotë “ke zë vërtet shumë të mirë për radio dhe këtë ta thotë dikush që punon në radio, pse jo mos ta kesh një projekt të ardhshëm edhe në radio”

“Ta dëgjojnë ata që i kanë thënë që nuk bën për këtë punë”, tha më tej Jonida Shehu.

“Në fakt nuk jam natyrë që mbaj mëri. Mendoj se kjo ka ardhur me kalimin e kohës. Sa më shumë jam përmbushur unë në jetë, sa më e lumtur edhe e rrethuar nga gjërat e mira si nga ana personale dhe si nga ana profesionale, akoma më shumë i kam lënë gjërat që të shkojnë”, ka shpjeguar Jona Spahiu

Ju flet të gjithë këtyre njerëzve që të kanë mërzitur dhe të kanë zhgënjyer?

“Po” është shprehur Jona.