E vetme mes flakëve që i përpinin shtëpinë, Nihal përjeton makthin e...

E vetme mes flakëve që i përpinin shtëpinë, Nihal përjeton makthin e jetës në muajin e 8 të shtatzënisë

417
0

Pas një lidhjeje të gjatë 5-vjeçare, aktorja e njohur Hazal Kaya e njohur në vendin tonë me rolin e Nihal në ”Dashuri e ndaluar” atë të Maral në serialin turk me po të njëjtin emër, i dha fund beqarisë me producentin Ali Atay në një ceremoni përrallash që kushtoi plot 100 mijë euro. Edhe pse vazhdimësia e lidhjes së tyre është para gjithmonë me dyshime për shkak të diferencës në moshë, kujtojmë se Hazal është 28 vjeç, kurse Ali 42, ata i dhanë fund çdo thashethemi mbrëmjen e 6 shkurtit, që shënoi edhe kurorëzimin në martesë të dashurisë së tyre.

Çifti i mirënjohur ka edhe një arsye më shumë për të qenë e lumtur, pasi pret një fëmije.

Shtëpia e dy aktorëve, Hazal Kaya dhe Ali Atay, në Zekeriyaköy, Stamboll, është djegur. Siç kanë bërë të ditur mediat turke, aktorja e njohur për rolin e Nihalit, ka qenë vetëm në shtëpi në çastin kur ka shpërthyer zjarri, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhej për xhirimet e një seriali në të cilin ai po merr pjesë së fundi.

 

Mësohet se aktorja, e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë, ka përjetuar momente paniku, megjithatë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën kontrollin e mjekëve.

 

Pas shpërthimit të zjarrit, arsyet e të cilit po hetohen nga policia, çifti i aktorëve është transferuar në shtëpinë e nënës së Hazal Kaya.

 

 

 

 

 

Aktorja simpatike duket rrëzëllitëse dhe më e lumtur se kurrë për këtë fazë të re në jetën e saj, sakaq përmes një postimi të ndjerë ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti do të bëhen prindër të një djali.