MOTI e hene 4 Nentor 2019

MOTI e hene 4 Nentor 2019

419
0

Shira të rrëmbyeshëm, shtrëngata dhe…/ Si nis java në të gjithë vendin

Kjo javë do të nisë me reshje shiu. Nesër, e hënë, 4 nëntor, priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, reshje intensive në qarqet e Lezhës dhe Beratit, ndërsa mesatare në të gjitha qarqet e tjera.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjate pjesës së parë të ditës së nesërme dhe do zvogëlohet gradualisht gjatë pjesës së dytë të saj.

Gjithashtu reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

Ndërkohë parashikohen përmbytje për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në gjithë territorin.

Probleme mund të paraqiten në zonat rurale. Më të rrezikuara nga vërshimet e shpejta janë qarqet e Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit:

RESHJET

Priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, intensive në qarqet Lezhë dhe Berat, ndërsa mesatare në të gjitha qarqet e tjera.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjate pjesës së parë të ditës së nesërme dhe zvogëlohet gradualisht gjatë pjesës së dytë të saj.

Reshjet do të të shoqërohen edhe me shtrëngata në të gjitha qarqet.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE: Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të parashikuara pothuajse në të gjithë territorin, ekziston mundësia e vërshimeve të shpejta. Më të rrezikuara nga vershimet e shpejta janë sidomos qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 20 °C; në

vendet e ulëta: 16 / 19 °C;

në vendet malore: 9 / 13 °C

ERA

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë sidomos në bregdet. Ajo do të pësojë një dobësim gradual gjatë gjysmës së dytë të ditës së nesërme.

Shperndaje