Reagon Granit Xhaka, e thyen heshtjen dy ditë pasi i shau tifozët...

Reagon Granit Xhaka, e thyen heshtjen dy ditë pasi i shau tifozët e Arsenalit

374
0

Granit Xhaka e ka ndryshuar fotografinë e llogarisë personale në Instagram – ku shihej në fanellën e Arsenalit me shiritin e kapitenit në dorë – dhe e ka vendosur një fotografi tjetër ku shihet në fanellën e Kombëtares së Zvicrës.

Kapiteni shqiptar i Arsenalit u fishkëllye nga tifozët e vet teksa doli nga fusha pasi u zëvendësua në barazimin e klubit londinez 2:2 me Crystal Palace.

Kjo e nxiti Xhakën të reagojë më zemërimin ndaj tifozëve, duke ia hedhur shiritin e kapitenit bashkëlojtarit të vet Pierre-Emerick Aubameyang, para se t’i shante tifozët e vet.

Mesfushori shqiptar e vazhdoi tërbimin dhe e hoqi fanellën para se të futej në tunel rrugës për në zhveshtore.

Xhaka thuhet ta ketë refuzuar kërkesën e klubit për të kërkuar falje. Sot në një konferencë për media, trajneri i tij Unai Emery tha se shqiptari është i trishtuar dhe shkatërruar nga ajo çfarë ndodhi.

Emery konfirmoi, po ashtu, se Xhaka do të mungojë në ndeshjen e rundit të katërt të Carabao Cup kundër Liverpoolit.

Reagimi i parë i Xhakës që nga incidenti i së dielës, megjithatë, vjen në rrjetet sociale. Ai e ka ndryshuar fotografinë e profilit në Instagram.